Guardiola për Haaland: Faleminderit që zgjodhe Man Cityn
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vazhdon të komentojë për Erling Haaland. Haaland po kalon në një periudhë fenomenale me kampionin e Anglisë, përcjell lajmi.net. Kjo ka bërë që kohën e fundit të gjitha pyetjet në drejtim të Pep të jenë për sulmuesin. Së fundmi ai ka falënderuar norvegjezin që zgjodhi ekipin e tij, duke…
                        Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vazhdon të komentojë për Erling Haaland.
Haaland po kalon në një periudhë fenomenale me kampionin e Anglisë, përcjell lajmi.net.
Kjo ka bërë që kohën e fundit të gjitha pyetjet në drejtim të Pep të jenë për sulmuesin.
Së fundmi ai ka falënderuar norvegjezin që zgjodhi ekipin e tij, duke thënë se të gjithë janë të lumtur që ai është pjesë e tyre.
“Faleminderit shumë që Haaland zgjodhi Man City!”, tha fillimisht Guardiola.
“Të gjitha pyetjet rreth Erling… por djemtë në Man City i pranojnë në mënyrë të përsosur. De Bruyne është një person i jashtëzakonshëm, ai është i lumtur që ka Erling dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët”, shtoi ai.
Haaland ka 19 gola dhe tri asistime në 12 ndeshje me Manchester Cityn./Lajmi.net/