Guardiola për Haaland: Është një person i përsosur për t`u menaxhuar
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur sërish në lidhje me Erling Haaland. Këtë merkato Haaland kaloi nga Borussia Dortmund drejt gjigantit anglez, Manchester City, transmeton lajmi.net. Ai u transferua në ‘Etihad’ në një formë fenomenale, ndërsa ashtu e vazhdoi edhe në Premier Ligë. Në tetë ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani me…
Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur sërish në lidhje me Erling Haaland.
Këtë merkato Haaland kaloi nga Borussia Dortmund drejt gjigantit anglez, Manchester City, transmeton lajmi.net.
Ai u transferua në ‘Etihad’ në një formë fenomenale, ndërsa ashtu e vazhdoi edhe në Premier Ligë.
Në tetë ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani me kampionin anglez, ai ka shënuar 13 gola, shifra këto të ‘çmenduara’ për norvegjezin.
E, si është të jesh trajner i yllit tashmë të Cityt ka komentuar edhe vetë Pep Guardiola, duke thënë se është një person i përsosur për t`u menaxhuar.
“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, e kam thënë shumë herë. Por në moshën që është dhe mendoj se ai ka ambicie, dëshiron të jetë më i mirë dhe mendoj se do të jetë më i mirë.
Ai është një person i përsosur për t’u menaxhuar. Ai është një djalë i mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh spanjolli.
Mbetet të shihet deri në përfundim të këtij sezoni se cilat do të jenë shifrat e sulmuesit me Manchester Cityn./Lajmi.net/