Guardiola për De Bruyne: Ende nuk është në nivelin e tij më të lartë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar në lidhje me Kevin De Bruyne. Mesfushori belg, De Bruyne edhe këtë edicion po shfaq paraqitje fenomenale me ‘Citizens’. Në 13 paraqitje gjithsej në të gjitha garat ka një gol dhe nëntë asistime, transmeton lajmi.net. Në fitoren e djeshme të Man Cityt në udhëtim te Brightoni (që…

Sport

23/10/2022 16:16

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar në lidhje me Kevin De Bruyne.

Mesfushori belg, De Bruyne edhe këtë edicion po shfaq paraqitje fenomenale me ‘Citizens’.

Në 13 paraqitje gjithsej në të gjitha garat ka një gol dhe nëntë asistime, transmeton lajmi.net.

Në fitoren e djeshme të Man Cityt në udhëtim te Brightoni (që përfundoi 3:1 në favor të kampionit aktual), shënoi edhe De Bruyne.

Pas ndeshjes për lojtarin foli edhe vetë trajneri, duke thënë se ende nuk është në nivelin e tij më të lartë.

“Kevin mund të jetë më i mirë. Ai nuk po luan në nivelin e tij të lartë. Jo ende”, tha fillimisht Pep.

“Ai bëri një gol fantastik – një veprim masterklasi. Por ai nuk po luan në maksimumin e tij. Ai e di. Unë fola me të, por nuk kam pse t’i them atij. Nuk është perfekt”, përfundoi ai.

Viteve të fundit belgu ka qenë një ndër shtyllat kryesore të ekipit të Mançesterit./Lajmi.net/