Guardiola pas barazimit ndaj Liverpool: Kam respekt për Klopp, ishte ndeshje që i bën mirë Premier League

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas barazimit ndaj Liverpool.

Sport

10/04/2022 20:43

Guardiola edhe një herë ka shprehur respektin e tij të madh për Jurgen Klopp.

Spanjolli mes tjerash ka paralajmëruar se ndeshjen e ardhshme ndaj Liverpool mund të ketë ndryshime, bazuar në mënyrën se si ‘Reds’ bënë presing ndaj City.

“Performuam mirë. Të dyja skuadrat e dinim se me shtatë ndeshje të mbetura, duhet t’i fitojmë të gjitha. Është reklamë e mirë për Premier League. Ishte ndeshje fantastike, me të dyja skuadrat që donin fitoren. Për fat të keq, nuk fituam. Është qejf të shohësh Liverpoolin kur luan, me gjithë ato forca përpara. Luajtëm mirë dhe jam krenar me skuadrën”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Gabriel Jesus meriton të luajë më shumë. Është person fantastik. Gundo, Dinho, Aleks, për kualitetet që kanë, sot menduam të provojmë me të tjerë emra. Ndoshta mund të luajnë të shtunën tjetër, pasi pamë mënyrën se si bënë presing”, shtoi Pep.

“E respektoj shumë Jurgen Klopp. Më ka bërë trajner më të mirë. Nuk jemi shokë – nuk drekojmë bashkë – kam numrin e tij, por nuk e telefonoj. Ka shumë respekt, por ai e di se dua ta mposhti të shtunën tjetër”, tha mes tjerash trajneri i Man City.

City dhe Liverpool do të përballen edhe në gjysmëfinale të FA Cup. /Lajmi.net/