Guardiola paralajmëron lojtarët e tij pas humbjes ndaj Arsenal, përmend Real Madridin

Pep Guardiola ka një thirrje për lojtarët e tij, pas humbjes ndaj Arsenal.

Sport

19/07/2020 09:45

Arsenal kanë shënuar fitore mbrëmë kundër Manchester City, me rezultatin 2:0, për të siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës FA.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola nuk ishte njeriu më i kënaqur. Kështu, trajneri katalan pati një thirrje për lojtarët e tij.

Ai ka dhënë një paralajmërim i cili lidhet me Ligën e Kampionëve dhe skuadrën e Real Madrid, skuadër kjo që është kundërshtarja për t’u eliminuar nga 1/16a e finales.

“Unë nuk kam pse t’iu them atyre. Ata e dinë, ata e ndjejnë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ne i dimë standardet që duhet t’i kemi për këto faza, në këto kompeticione. Ndoshta po mësojmë, ndoshta jo. Mbetet të shihet”, shtoi trajneri i City.

“Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se duhet të rrisim standardet për ndeshjen kundër Madridit, nëse duam të kemi shanse për të kaluar tutje”, ishin fjalët e Pep.

Manchester City gëzon epërsinë ndaj Real Madrid pas ndeshjes që luhej në ‘Santiago Bernabeu’. Gjithçka rreth çerekfinalistit do të vendoset në ‘Etihad Stadium’. /Lajmi.net/