Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

Pep Guardiola beson qe skuadra e tij, Manchester City do ta fitojë sërish Premierligën. Guardiola beson se City mund të bëhet sërish kampion anglez, nëse tregon paraqitje si ajo ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit. “Nëse më pyesni sot, ndjenja ime është që ne do ta fitojmë Premierligën. Nëse luajmë në nivelet që i treguam kundër Liverpoolit…

Sport

05/12/2023 19:35

Pep Guardiola beson qe skuadra e tij, Manchester City do ta fitojë sërish Premierligën.

Guardiola beson se City mund të bëhet sërish kampion anglez, nëse tregon paraqitje si ajo ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit.

“Nëse më pyesni sot, ndjenja ime është që ne do ta fitojmë Premierligën. Nëse luajmë në nivelet që i treguam kundër Liverpoolit dhe Tottenhamit, ne do ta bëjmë këtë sërish, duke e ditur se nuk është e lehtë sigurisht”, tha Guardiola.

Momentalisht, City zë vendin e tretë në Premierligë në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Liverpooli në vendin e dytë, dhe tri më pak se lideri i tabelës, Arsenali.