Guardiola në finalen e Ligës së Kampionëve
Zëdhënësi i Barcelonës, Jordi Carboner ka bërë të ditur se ish-trajneri i skuadrës së tij Pep Guardiola, dhe disa ish-trajnerë tjerë janë ftuar për të shikuar në Berlin finalen e Ligës së Kampionëve që Blaugranët e zhvillojnë ndaj Juventusit më 6 qershor.

Sport
Trajneri aktual i Bayernit, Pep Guardiola ka marrë ftesë që të jetë në Berlin për të shikuar finalene Barcelonës ndaj Juventusit.
Përpos Guardiolës, për këtë finale janë ftuar edhe disa ish-trajnerë tjerë të Barcelonës si Venables, Cruyff e Rijkaard.
Përndryshe, finalje e madhe e këtij viti në Ligën e Kampionëve zhvillohet më 6 qershor ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.