Guardiola ndryshon fjalët, lë të hapur mundësinë e largimit të Bernardos drejt Barcelonës

Bernardo Silva te Barcelona është akoma çështje e hapur. Raportimet e fundit nga Spanja, por edhe deklaratat e Pep Guardiola në konferencë për shtyp kanë lënë të kuptohet se kalimi i Bernardo Silva te Barca është akoma i mundur. Guardiola, i pyetur për të ardhmen e portugezit, ka thënë: “Nuk e di çfarë do të…

Sport

30/08/2022 15:20

Bernardo Silva te Barcelona është akoma çështje e hapur.

Raportimet e fundit nga Spanja, por edhe deklaratat e Pep Guardiola në konferencë për shtyp kanë lënë të kuptohet se kalimi i Bernardo Silva te Barca është akoma i mundur.

Guardiola, i pyetur për të ardhmen e portugezit, ka thënë: “Nuk e di çfarë do të ndodh. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, përcjell lajmi.net.

Kjo pak ditë pasi ishte i bindur se lojtari do të qëndronte në ‘Etihad’.

Kurse, raportime të Gerard Romero bëjnë të ditur se Barcelona pritet të bëjë një tentim të fundit drejt lojtarit.

Nëse kartoni i Miralem Pjanic shitet i plotë, Barca mund të bëjë lëvizjen për Bernardo. Mbetet të shihet. /Lajmi.net/