lajmi.net

Guardiola krenohet me Bayernin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola krenohet me skuadrën e tij. Ai është shprehur i lumtur pas përfundimit të sezonit në Bundesligë, me fitore 1:0 ndaj Stuttgartit.

Sport

10/05/2014 21:20

Pep Guardiola ishte “krenar” me futbollistët e tij të Bayern Munichut pas përfundimit të sezonit në Bundesligë me fitore 1:0 ndaj Stuttgartit.

Claudio Pizarro u inkuadrua nga bankina në Allianz Arena duke shënuar golin e fitores në aksionin e fundit të ndeshjes derisa Bayern e mbylli edicionin me 19 pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit në pozitën e dytë.

Menjëherë pas ndeshjes, Guardiola dhe futbollistët e tij e festuan dorëzimin e titullit dhe ish strategu i Barcelonës u mbulua me birrë, në mënyrë tradicionale bavarez.

“Jam shumë krenar për këtë skuadër dhe këta futbollistë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Birra është e ftohtë, por tani është gjithçka në rregull pas një dushi. Jam i lumtur”, u shpreh Guardiola, i kritikuar së fundmi pas eliminimit të Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid. 

Guardiola krenohet me Bayernin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola pranon se skuadra e tij nuk e pati lehtë kundër Manchester Unitedit. Por, ai thotë se ndihet krenar me futbollistët e tij që siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

Sport

09/04/2014 22:33

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar ekipin e tij që mposhti Manchester Unitedin me rezultat 3:1 në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk është asnjëherë lehtë kundër një skuadre angleze”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

“Ata luajtën solid dhe shfaqën futboll me kundërsulme të shpejta, duke na lënë fare pak hapësira për të manovruar”, shtoi ai.

“Evra shënoi një gol të bukur, por ne u përgjigjëm menjëherë. Jam shumë, shumë krenar për ekipin tim”.

Kurse, mesfushori Arjen Robben dha një mesazh të qartë: “Objektivi ynë është të shkojmë në finale, duam të mposhtim çdo kundërshtar me të cilin takohemi”. 

LM