Guardiola: Ja pse u mposhtëm
Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka thënë se arsyeja që skuadra e tij u mposht në udhëtim te Freiburgu, ishte mungesa e dëshirës për të shënuar një fitore.

Sport
Guardiola ka thënë se dëshira e Freiburgut për të fituar këtë takim ishte më e madhe se ajo e Bayernit.
“Urime për Christian Streich dhe skuadrën e tij. Freiburgu tregoi dëshirën për të fituar këtë takim më shumë se skuadra ime”, tha Guardiola për reporterët.
“Ata janë duke luftuar për të mbijetuar dhe kjo fitore ishte shumë e rëndësishme pë rata. Për neve, nuk ishte e lehtë. Ne pranuam një gol të vonshëm përsëri, sikur në Barcelonë”.
“Ndeshjet pasi fituam Bundesligën nuk janë të lehta. Tashmë ka mbetur një ndeshje ndaj Mainzit dhe më pastaj ne do të pushojmë”.
“Urime për fitoren e Freiburgut. Shpresoj që ata do të qëndrojnë në ligë këtë vit”, përfundoi Guardiola.