Guardiola i rreptë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka aq shumë yje në dispozicionin e tij sa që nuk di se kë ta inkuadrojë përpara. Nuk po bëjmë shaka. Strategu katalan ka deklaruar se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë të gjigantit bavarez, dëshmi se çfarë kualiteti të larta ka skuadra e tij,…

Sport

28/01/2014 18:40

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka aq shumë yje në dispozicionin e tij sa që nuk di se kë ta inkuadrojë përpara. Nuk po bëjmë shaka.

Strategu katalan ka deklaruar se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë të gjigantit bavarez, dëshmi se çfarë kualiteti të larta ka skuadra e tij, e përbërë nga yje si Franck Ribery, Arjen Robben, Philipp Lahm e shumë të tjerë.

“Kemi një skuadër të madhe në numër, një ose dy futbollistë nuk do të jetë në të çdo javë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp para duelit të mbetur të Bundesligës, kundër Stuttgartit të mërkurën. “Mandzukic është futbollist i mirë, por e njëjta vlen për të gjithë, përndryshe nuk do të jenë këtu. Ju i dini vendimet e mija, mendimet e mija. Më duhet të marr vendime, askush nuk e ka vendin e sigurt”, u shpreh Guardiola.