Guardiola i nervozuar me mbrojtjen e tij

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shpreh i nervozuar me mbrojtjen e tij. Në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ‘Citizens’ kanë pësuar pesë gola, teksa kanë realizuar shtatë. E lidhur me problemet e kampionit në fuqi me mbrojtjen e ka komentuar edhe vetë trajneri. Duke u shprehur i nervozuar me numrin e…

Sport

28/08/2022 12:22

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shpreh i nervozuar me mbrojtjen e tij.

Në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ‘Citizens’ kanë pësuar pesë gola, teksa kanë realizuar shtatë.

E lidhur me problemet e kampionit në fuqi me mbrojtjen e ka komentuar edhe vetë trajneri.

Duke u shprehur i nervozuar me numrin e madh të golave të pësuara.

“Dy ndeshjet e fundit kanë pasur shumë gola. Ishte një lojë e mirë sot ndaj Crystal Palace.

Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë. Duhet të përmirësohemi. Ne jemi të butë në mbrojtje”, deklaroi trajneri katalunas.

Dje City fitoi me përmbysje (4:2) ndaj Crystal Palace, pasi fillimisht kishin pësuar dy gola./Lajmi.net/