Guardiola gjen një përforcim të ri nga Milan
Manchester City ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer.

Sport
Pep Guardiola ka identifikuar një përforcim të ri për Manchester Cityn.
“Le10Sport” raporton se Manchester City është duke konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer, transmeton lajmi.net.
Citizens planifikojnë të përforcojnë opsionet në mesfushë për sezonin e ri pasi Fernandinho është duke iu afruar përfundimit të aventurës në Etihad Stadium.
Bennacer ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Milan gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga Guardiola në Manchester City. /Lajmi.net/