Guardiola flet për zëvendësimin e Haaland: Ishte i ftohur para lojës, ishte i lodhur
Pep Guardiola ka sqaruar vendimin e tij për të zëvendësuar Joao Cancelo dhe Erling Haaland. Manchester City ka luajtur baras pa gola në Champions League ndaj Dortmund, por ky barazim ishte i mjaftueshëm për të siguruar kalimin tutje. Gjatë ndeshjes, në pjesën e dytë, Pep Guardiola vendosi të nxirrte nga loja Erling Haaland dhe Joao…
Sport
Pep Guardiola ka sqaruar vendimin e tij për të zëvendësuar Joao Cancelo dhe Erling Haaland.
Manchester City ka luajtur baras pa gola në Champions League ndaj Dortmund, por ky barazim ishte i mjaftueshëm për të siguruar kalimin tutje.
Gjatë ndeshjes, në pjesën e dytë, Pep Guardiola vendosi të nxirrte nga loja Erling Haaland dhe Joao Cancelo. Për këtë vendim u pyet nga gazetarët pas ndeshjes dhe ai dha një shpjegim.
“Erling ishte paksa i ftohur para ndeshjes, edhe Joao. Ai ishte i lodhur, sikur edhe Joao”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Kjo është pse ndryshuam. Në atë fazë, vuajtëm shumë”, shtoi tutje trajneri.
Manchester City mund të fokusohet tashmë krejtësisht në Premier League, deri kur të fillojë faza e 1/16 e CL. /Lajmi.net/