Guardiola flet për incidentet në shortin e LK: Është e drejtë që të përsëritet sërish

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve që do hedhet sërish.

Sport

13/12/2021 14:35

“Qytetarët” fillimisht ranë në short kundër Villarrealit, mirëpo pastaj pas disa incidenteve të ndodhura, UEFA vendosi që të ripërsëris këtë short, transmeton lajmi.net.

Edhe Guardiola është i pajtimit që shorti të përsëritet, ngase është më e drejtë pas disa gabimeve që ndodhen.

“Do të ndodhë përsëri. Mendoj se është e drejtë. Ishte një gabim dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla. Duhet të përsërisni që të mos ketë dyshime”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cili do jetë kundërshtari i radhës për Manchester Cityn./Lajmi.net/