GTA 5 fiton 800 Milionë Dollarë

Grand Theft Auto 5 në ditën e parë të debutimit është renditur e para me të ardhura prej 800 milionë dollarësh në mbarë botën. Shifrat e shitjes nuk përfshijnë Brazilin dhe Japoninë, ku loja ende nuk e ka bërë debutimin e saj.

Auto & Tek

19/09/2013 09:28

Grand Theft Auto 5 debutoi në tregjet dhe në ditën e parë të shënoi shitje rekorde prej 800 milionë dollarësh në mbarë botën. Shifrat nuk përfshijnë Brazilin dhe Japoninë, ku loja ende nuk ka debutuar.

“Ne jemi tepër krenarë për arritjet e Kreativ Rockstar Games – GTA 5 dhe jemi tepër të kënaqur se si është pritur kjo lojë”, thotë CEO Strauss Zelnick.

Vitin e kaluar Call of Duty: Black Ops II theu një rekord personal i cili vetëm në ditën e parë të ardhurat shkuan deri në 500 milionë dollarë.

Në Grand Theft Auto V kemi një treshe të kriminelëve – Michael, Franklin dhe Trevor. Ngjarja ndodhet ne Los Santos, ne qytetin e Los Angeles. GTA 5 përmban një strukturë jo-lineare, kështu që lojtarët lirisht mund të eksplorojnë qytetin. Ka shume aksion, ndjekje, eksplodime, por ajo qe bjen ne sy është ana vizuele e lojës.

GTA 5 në fillim te thithë në botën e saj, të krijon një ndjenjë që të eksplorosh sa më shumë dhe në fund të shpërblen.

Loja është vlerësuar pozitivisht nga kritikët.