GSPJ: Kosova ka ngecur në anëtarësimin e organizatave të specializuara të OKB-së
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon konferencë me temën “Anëtarësimi i Kosovës në agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara: Disa rekomandime strategjike për Qeverinë”.
Lajme
Albana Rexha nga GSJP, ka thënë se Kosova ka mbetur prapa në anëtarësimin në organizatat e specializuara të Kombe të Bashkuara. Ajo ka thënë se organizmi i Kosovës në një organizatë të specializuar të Kombeve të Bashkuara ka qenë në vitin 2009 kur Kosova është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Grupin e Bankës Botërore.
Ajo ka përmendur 13 organizata që Kosova të anëtarësohet, raportpn lajmi.net.
Sipas Rexhës, GSJP ka identifikuar tri organizata të cilat duhet të jenë prioritet pasi është më e lehtë. Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondi Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë, Organizata Botërore për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.
Ajo e ka vlerësuar të rëndësishme që Qeveria gjatë anëtarësimit në Agjencitë e Specializuara, numri i njohjeve të jetë i pakontestueshëm dhe që shtetet që kanë njohur Kosovën të kenë drejtë vote në organizata që aplikon.
GSJP ka dhënë edhe pesë rekomandime për qeverinë.