Grushta, shkelma e tërheqje zvarrë: Katër të rinj qërojnë hesap në lagjen e tyre (Foto/Video, +18)

Një video bizare është shfaqur në internet, ku shihen dy të rinj duke u rrahur brutalisht pranë oborrit të një shtëpie, por në një moment shfaqen edhe dy të rinj tjerë të cilët edhe ata fillojnë të rrahen.

Bota

02/03/2017 21:08

Videoja katër minutëshe e cila pasi është edituar në 45 sekonda, tregon momentin kur dy grupe rivale vendosin të qërojnë hesapet në lagjen e tyre.

Ndërkaq personi që e filmon ngjarjen e tmerrshme dëgjohet duke inkurajuar katërshen që të mos dorëzohen dhe të rrahen deri në fund, kurse anash e ndiqte nga afër ngjarjen një djalë tjetër që për asnjë moment nuk ndërhynë t’i ndajë.

Që nga publikimi i videos ajo është shikuar mbi 200 mijë herë, ndërsa videoja është titulluar “Rrahja më e mirë e vitit 2017”, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të rrahjes, por sipas videos, ata ishin fqinjë që pas një mosmarrëveshje kishin vendosur t’i masin forcat dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit se kush është më i forti.

YouTube player