Grupi parlamentar i minoriteteve: Jemi për qeverinë Kurti sepse e votuan shumica e qytetarëve
Në Kuvendin e Kosovë është duke vazhduar regjistrimi i deputetëve të rinj për legjislaturën e nëntë me radhë. Sot aty janë regjistruar edhe deputetët pakicë në Kosovë. Me këtë rast, ministri në detyrë Elbert Krasniqi bashkë me deputetët e tjerë të partive minoritare u regjistruan në Kuvendin e Kosovës. Pas kësaj, Krasniqi tha se do…

Lajme
Në Kuvendin e Kosovë është duke vazhduar regjistrimi i deputetëve të rinj për legjislaturën e nëntë me radhë.
Sot aty janë regjistruar edhe deputetët pakicë në Kosovë.
Me këtë rast, ministri në detyrë Elbert Krasniqi bashkë me deputetët e tjerë të partive minoritare u regjistruan në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj, Krasniqi tha se do të votojnë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për qeverinë Kurti, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve . Jemi shtatë deputetë aktualisht. Ne jemi për votimin e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë. Jemi për qeverinë Kurti sepse e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kryeministrin, për mu këtu është vullneti i shumicës. Ne jemi shtatë deputetë në grup dhe jemi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhme”, tha Krasniqi./Lajmi.net/