Grupi multi-etnik mbështet propozimin e Konjufcës si mandatar, Krasniqi: Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi VV ka propozuar si mandatar për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën. Ai ka përshëndetur këtë vendim të Albin Kurtit dhe ka shprehur mbështetjen për vendimin e tij “në drejtim të zhbllokimit dhe krijimit të instituciove, përkatësisht Qeverisë së Kosovës”. “Si grup multi-etnik…

Lajme

04/11/2025 16:30

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi VV ka propozuar si mandatar për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën.

Ai ka përshëndetur këtë vendim të Albin Kurtit dhe ka shprehur mbështetjen për vendimin e tij “në drejtim të zhbllokimit dhe krijimit të instituciove, përkatësisht Qeverisë së Kosovës”.

“Si grup multi-etnik kemi mbështetur edhe Kryeministrin Albin Kurti si mandatar, duke e pasur parasysh jo vetëm bashkëpunimin e kaluar por edhe rezultatin zgjedhor, sikurse kemi po aq përvojë të mirë me ish-Kryeparlamentarin Konjufca, të cilit i urojmë sukses. Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë dhe kësisoj marrja e shumë vendimeve të rëndësishme siç është Buxheti i vendit, i RTK-së dhe komunave përkatëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: