Grupi i përfshirë në vrasjen e rreshterit Lika, Ramadani: Organizimi në grup nga njerëz me të kaluar kriminale, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pasi Policia ka arrestuar shtatë persona që dyshohen të kenë qenë të përfshirë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Sipas tij, nëse këta shtatë persona kanë arritur të organizohen si grup, persona me të kaluar kriminale dhe ekstremiste, është rrezik i papranueshëm për sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net. “Vrasja…

Lajme

21/04/2025 12:28

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pasi Policia ka arrestuar shtatë persona që dyshohen të kenë qenë të përfshirë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Sipas tij, nëse këta shtatë persona kanë arritur të organizohen si grup, persona me të kaluar kriminale dhe ekstremiste, është rrezik i papranueshëm për sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net.

“Vrasja e Policit në Kaçanik, sipas kësaj, duket kërcënim ndaj shtetit. Terrorizmi është i patolerueshëm në secilin lloj të manifestit të tij”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: