Grupi B dhe C cilësohen si ‘grupe të vdekjes’ për kualifikueset Euro 2024

Tashmë janë kompletuar të gjitha grupet për fazën kualifikuese në evropian. Në Frankfurt të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikueset drejt Euro 2024. Sot janë mësuar të gjitha kombëtaret që do përballen me njëra-tjetrën. Grupi B dhe C po cilësohen si ‘ato të vdekjes’, pasi ka kundërshtarë të vështirë. Në grupin B janë skuadra si…

Sport

09/10/2022 13:04

Tashmë janë kompletuar të gjitha grupet për fazën kualifikuese në evropian.

Në Frankfurt të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikueset drejt Euro 2024.

Sot janë mësuar të gjitha kombëtaret që do përballen me njëra-tjetrën.

Grupi B dhe C po cilësohen si ‘ato të vdekjes’, pasi ka kundërshtarë të vështirë.

Në grupin B janë skuadra si Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltari.

Një grup tejet i vështirë për kombëtaret, me dy gjigantët si Franca e Holanda.

Në kuadër të grupit C janë Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.

Anglia do kërkojë hakmarrjen për evropianin e fundit nga Italia.

Priten te zhvillohen ndeshje interesante të cilat fillojnë në mars të vitit të ardhshëm./Lajmi.net/