Grumbullohen paratë për shërimin e vogëlushit nga Vitia, organizatorët: Nga ky moment mos dërgoni më para
Është arritur të grumbullohet shuma e nevojshme e parave për shërimin e vogëlushit nga fshati Vërban i Vitisë, Daris Miftari.
Lajme
Njoftimin për grumbullimin e parave e ka dhënë në Facebook humanisti nga Peja, Adnan Hyseni.
Hyseni ka thënë se nga ky moment nuk ka nevojë për dërgimin e të hollave, teksa shkruan se shuma prej 43 mijë eurosh është arritur të grumbullohet në kohë rekorde.
Postimi i tij i plotë:
Arrihet te gumbullohet shuma e 43.000€ ne kohe rekord per Daris Miftarin nga qyteti i Vitis ku nga ky moment nuk ka nevoj te dergohen te holla per kete rast.
Allahu e sheroft Darisin e vogel i gezoft familjen Miftari po edhe ne te gjithve qe u munduam te jemi afer ne mbeshtetje ne momentet jetike per jeten e tij.
Allah shperblej bamiresit ne kete muaj te shejt te Ramazanit te cilet gjithmon jane te gatshem te besojn e ndihmojn rast mbas rasti e veqanerisht te prekurit me semundje te renda.
Allah sheroj gjdo person me semundje ??
Allah shperblej gjdo bamires kudo nbot ??
Allah forcoje gjdo familje qe kan humb te dashurit e tyre ??.