Gruda – Vetëvendosjes: Nuk ma diktoni fjalimin, fakti që ministri i Financave i mbron çështjet juridike tregon sa seriozisht e keni Kushtetutën

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shkoi në Kuvend pasi nisi seanca e thirrur për buxhetin, për t’ua thënë Vetëvendosjes se kjo seancë është e paligjshme. Kështu, ai tha se do të mbahet mend në historinë e vendit. Në hyrje të fjalës së tij, kanë ndërhyrë deputetët e VV-së. “Mos u ngut, se njo jom prej…

Lajme

19/11/2025 12:09

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shkoi në Kuvend pasi nisi seanca e thirrur për buxhetin, për t’ua thënë Vetëvendosjes se kjo seancë është e paligjshme.

Kështu, ai tha se do të mbahet mend në historinë e vendit.

Në hyrje të fjalës së tij, kanë ndërhyrë deputetët e VV-së.

“Mos u ngut, se njo jom prej PDK-së, duroni. Ta shfrytëzoj kohën tem”, iu tha Guda, ndërsa kryeparalmenatri Dimal Basha, u kërkoi qetësi kolegëve të partisë.

Gruda ua ktheu shkurt: “Ju nuk ma diktoni qysh e mbaj fjalën” dhe vazhdoi fjalimin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, është përfshirë edhe në një debat me Hekuran Muratin në seancën e sotme të thirrur nga Vetëvendosja.

Gruda i është drejtuar Muratit duke thënë se ai nuk beson që ky i fundit s’e ka bërë mirë as punën e ekonomisti.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar edhe se fakti që çështjet juridike i mbron Murati për VV-në, tregon se sa seriozisht e ka marrë kjo parti Kushtetutën.

‘’Fakti që VV ka zgjedh që çështjet juridike me i mbrojt përmes ministrit të financave, tregon se sa seriozisht i keni marrë kushtetutën dhe Ligjin. Nuk mendoj që as qe e keni bo punën si ekonomist mirë, por nejse. Nuk e kuptoj pse e bën atë lexim. Kufizimi nënkupton pamundësinë me pru ligjin, përjashtimi thotë ligjin mundet me pru qeveria që është në dorëheqje. Këto janë shumë të qarta, s’mendoj që kam më shumë debat më juve. Fakti që keni zgjedh  të mbroheni me një ekonomist për çështje juridike tregon shumë’’, ka thënë Gruda.