Gruda tregon për veprimet nesër në Kuvend: Nesër do ta presim Deharin e VV-në në sallë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në aktivitetet e Kuvendit të Kosovës nesër. Gruda tha se PDK-ja do të jetë në Kuvend në orën 11:00 dhe se do të presë ardhjen e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, së bashku…

Lajme

13/08/2026 19:03

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në aktivitetet e Kuvendit të Kosovës nesër.

Gruda tha se PDK-ja do të jetë në Kuvend në orën 11:00 dhe se do të presë ardhjen e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne do të jemi në orarin tonë në orën 11:00 do të presim me ardhë Avni Dehari dhe VV…Në sallë do të hyjmë dhe dera e sallës ne Kuvend nuk guxon të jetë e mbyllur”, tha Gruda në T7.