Gruda: Murati po e citon saktë ligjin, por fatkeqësisht nuk po e kupton – E drejta për të dërguar buxhetin është një përjashtim që i takon vetëm qeverisë në dorëheqje

Deputeti I PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se deputeti i partisë në pushtet nuk po e kupton Ligjin për Qeverinë. Gruda ia ka rikujtuar Muratit se drejta për të dërguar Ligjin për Buxhetin në Kuvend është një përjashtim që i takon vetëm qeverisë në dorëheqje.…

Lajme

19/11/2025 09:42

Deputeti I PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se deputeti i partisë në pushtet nuk po e kupton Ligjin për Qeverinë.

Gruda ia ka rikujtuar Muratit se drejta për të dërguar Ligjin për Buxhetin në Kuvend është një përjashtim që i takon vetëm qeverisë në dorëheqje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka treguar paragrafët përkatëse.

“Hekuran Murati po e citon saktë ligjin, por fatkeqësisht nuk po e kupton. Po, paragrafi 5 i nenit 31 të Ligjit për Qeverinë thotë se të njëjtat KUFIZIME vlejnë edhe për qeverinë në detyrë (çfarë është qeveria e tanishme). Por e drejta për të dërguar ligjin për buxhetin në Kuvend, e cila i lejohet vetëm qeverisë në dorëheqje dhe jo asaj në detyrë, nuk është KUFIZIM, por PERJASHTIM, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë. Pra, interpretimi i drejtë i nenit 31 është ky: KUFIZIMET vlejnë për edhe qeverinë në detyrë, ndërsa e drejta për të dërguar buxhetin është një PERJASHTIM që i takon vetëm qeverisë në dorëheqje”, ka shkruar Gruda.