Gruda i PDK-së: Kurti dhe ministrat e tij po rrinë në detyrë në mënyrë jokushtetuese
Përparim Gruda nga PDK, deklaroi se kryeministri dhe ministrat po qëndrojnë në detyrë “në mënyrë jokushtetuese”. Ai pyeti se si “shkojnë në punë me marrë vendime”?, kur iu ka përfunduar mandati. Sipas tij, qeveritarët e kanë shkelë Kushtetutën e vendit. “Ministrat dhe kryeministri po rrinë në detyrë në mënyrë jokushtetuese. Kushtetuta thotë mandati i deputetit…

Lajme
Përparim Gruda nga PDK, deklaroi se kryeministri dhe ministrat po qëndrojnë në detyrë “në mënyrë jokushtetuese”.
Ai pyeti se si “shkojnë në punë me marrë vendime”?, kur iu ka përfunduar mandati.
Sipas tij, qeveritarët e kanë shkelë Kushtetutën e vendit.
“Ministrat dhe kryeministri po rrinë në detyrë në mënyrë jokushtetuese. Kushtetuta thotë mandati i deputetit nis në momentin e certifikimit dhe thotë mandati i deputetit është i papajtushëm me mandatin e ministrit e kryeministrit. Nuk mundesh në të njëjtën kohë me kanë ministër, kryeministër dhe deputet”, tha Gruda në Pressing.