Gruda i kundërpërgjigjet Trendafilovës: Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë cilin ligj ta zbatojë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se Gjykata Speciale është e obliguar të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Në një postim në Facebook, Gruda ka vënë në pah dallimin ndërmjet kompetencave të Kuvendit dhe atyre të gjyqësorit,…

Lajme

20/10/2026 11:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se Gjykata Speciale është e obliguar të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në një postim në Facebook, Gruda ka vënë në pah dallimin ndërmjet kompetencave të Kuvendit dhe atyre të gjyqësorit, duke thënë se gjykata ka të drejtë ta interpretojë ligjin, por jo të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë, transmeton lajmi.net.

“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.

Ai ka theksuar se miratimi i ligjeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjykatave u takon interpretimi dhe zbatimi i tyre.

“Ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton. Prandaj, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, Gjykata duhet ta zbatojë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së./lajmi.net/