Gruaja u rrah nga burri, policia i gjen të dyshuarit armë në shtëpi

Është raportuar se viktima femër ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë dhe një karikator pa fishekë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy…

Lajme

27/06/2025 09:43

Është raportuar se viktima femër ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë dhe një karikator pa fishekë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/