Gruaja u gjet e shtrirë në tokë- vdes gjatë trajtimit në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një hetim mbi vdekjen për një rast të ndodhur dje në Prishtinë. Është raportuar për një person të shtrirë në tokë ku në vendin e ngjarjes përveç policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë marrë viktimën femër kosovare për trajtim mjekësor. Derisa e njëjta po trajtohej…

Lajme

17/06/2025 08:53

Policia e Kosovës ka njoftuar për një hetim mbi vdekjen për një rast të ndodhur dje në Prishtinë.

Është raportuar për një person të shtrirë në tokë ku në vendin e ngjarjes përveç policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë marrë viktimën femër kosovare për trajtim mjekësor.

Derisa e njëjta po trajtohej në QKUK- ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime./Lajmi.net/