Gruaja raporton në polici që burri me probleme mendore nuk mori trajtim të duhur në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili ka probleme mendore  që prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. ‘Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër…

Lajme

19/11/2024 10:34

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili ka probleme mendore  që prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

‘Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Lajmi.net/