Gruaja ra nga kati i 9-të i ndërtesës dje në Fushë-Kosovë, rasti po hetohet nga policia

Një grua 40 vjeçare u raportuar të ketë vdekur dje në Fushë-Kosovë, në rrethana të dyshimta. E njëjta u tha se ra nga kati i nëntë i një ndërtesë. Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka hapur rast si “Hetim mbi vdekjen”. Po ashtu nga policia u tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen…

Lajme

07/05/2025 09:57

Një grua 40 vjeçare u raportuar të ketë vdekur dje në Fushë-Kosovë, në rrethana të dyshimta.

E njëjta u tha se ra nga kati i nëntë i një ndërtesë.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka hapur rast si “Hetim mbi vdekjen”.

Po ashtu nga policia u tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë 06.05.2025 – 16:20. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të 9-të të ndërtesës dhe për pasojë ka humbur jetën. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”./Lajmi.net/