Gruaja nga shteti afrikan Mali lind nëntë foshnja njëherësh duke u bërë rasti i parë në botë!

Foshnjat për momentin janë duke u mbajtur në kujdes mjekësorë.

Fun

06/05/2021 09:55

Një grua 25 vjeçe nga Mali ka lindur 9 foshnja, 2 më shumë sesa mjekët dalluan në skenim, shkruan lajmi.net.

Halima Cisse ka lindur nëntë foshnjat e saj në Marok. Qeveria e Malit e ka dërguar me avion gruan në Marok për shkak se ka më shumë përkujdesje të specializuar atje.

“Jam shumë i lumtur. Gruaja ime dhe foshnjat e mija janë mirë”, tha burri i Halima për mediat. 5 vajza dhe 4 djem të shëndoshë iu janë bashkuar jetës së këtij çifti të ri.

Më parë ka pasur raste të ngjashme të lindjeve të shumëfishta, dhe për momentin rekordin e Guinness e mban një grua që lindi 8 foshnja në vitin 2009.

Dy raste të tjera të 9 foshnjave janë regjistruar më parë, njëri në Australi në vitin 1971 dhe tjetri në Malajzi në vitin 1999, mirëpo fatkeqësisht të gjitha foshnjat ndërruan jetë pak ditë pas lindjes.

Rekordi i 8 foshnjave mbahet tani nga Nadya Suleman, që tani fëmijët e saj janë 12 vjeç. Ajo mbeti shtatzënë përmes fertilizimit vitro.

Edhe ministri i shëndetësisë së Malit i ka uruar çiftin, dhe burri ka thënë se të gjithë e kanë telefonuar dhe mbështetur shumë.

Ai tha se pas lindjes së foshnjave edhe presidenti e ka telefonuar dhe qeveria gjithashtu për të shprehur urimet e veta.

Halima veçse erdhi në qendër të vëmendjes edhe për shtetin kur asaj iu tha se ka 7 foshnja në bark. Mirëpo doktorët e shtetit perëndimorë të Afrikës shprehën shqetësimin e tyre për mirëqenien e nënës dhe foshnjave.

Kur u bë e qartë se Mali nuk kishte gjithçka që mund të duhej për përkujdesjen e tyre, qeveria intervenoi duke e dërguar nënën në Marok.

Ajo lindi foshnjat me prerje cezariane të martën. /Lajmi.net/