Gruaja nga Gjakova raporton se i janë vjedhur targat, rezulton kallëzim i rremë

Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve të policisë është konstatuar se nuk bëhej fjalë për vjedhje. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetimet kanë zbuluar se targat ishin konfiskuar nga autoritetet e një shteti tjetër. Gjatë intervistimit më 17…

Lajme

18/05/2025 09:03

Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve të policisë është konstatuar se nuk bëhej fjalë për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetimet kanë zbuluar se targat ishin konfiskuar nga autoritetet e një shteti tjetër.

Gjatë intervistimit më 17 maj, e dyshuara ka pranuar rrethanat reale të rastit.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit ndaj saj është inicuar procedurë për kallëzim të rremë, por ajo është liruar në procedurë të rregullt.