Gruaja nga Bujanoci ikën nga dritarja e spitalit për t’i shpëtuar dëbimit nga Kosova
Një grua nga Bujanovci u shfaq goxha e gjindshme në momentet kur pritej të dëbohej nga Kosova.
Lajme
Kësaj mase, të paktën përkohësisht i shpëtoi duke ikur nga dritarja e spitalit, ku policia e dërgoi për të marrë ndihmë mjekësore, njofton Klan Kosova.
Ajo iku pasi kërkoi leje për të shkuar në tualet.
Mirëpo, nuk u kthye më dhe iku në drejtim të panjohur, teksa policia është vënë në kërkim të saj.