Gruaja në Rahovec tenton të vetëvritet- Konsumoi medikamente dhe detergjente pas mosmarrëveshjes me burrin
Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rahovec. Një grua është pranuar në trajtim mjekësor, pasi e njëjta dyshohet se ka konsumuar medikamente dhe detergjente të ndryshme pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Viktima me këtë rast është dërguar për trajtim të mëtejshme mjekësor, transmeton lajmi.net. “Rahovec 12.01.2025-09:00. Është raportuar se viktima…
Lajme
Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rahovec.
Një grua është pranuar në trajtim mjekësor, pasi e njëjta dyshohet se ka konsumuar medikamente dhe detergjente të ndryshme pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.
Viktima me këtë rast është dërguar për trajtim të mëtejshme mjekësor, transmeton lajmi.net.
“Rahovec 12.01.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/