Gruaja në Rahovec raporton se u rrah nga vjehrri dhe kunati, e kërcënuan edhe me armë
Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje dhe kanosjes. Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur, 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës, ajo ishte kanosur edhe me armë…
Lajme
Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.
Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur, 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati).
Sipas viktimës, ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri, transmeton lajmi.net.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Rasti është në hetime./Lajmi.net/