Gruaja në Malishevë dyshohet se u rrah nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2026, ndërsa viktima ka raportuar se është dhunuar nga tre të dyshuarit, shkruan lajmi.net. Pas rastit,…

Lajme

24/05/2026 08:45

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2026, ndërsa viktima ka raportuar se është dhunuar nga tre të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

Pas rastit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”. /Lajmi.net/