Gruaja në Fushë Kosovë u kërcënua dhe u ofendua nga burri i saj, Policia ia konfiskon një armë atij, e liron në procedurë të rregullt

Policia ka njoftuar se më 11 maj një grua në stacionin policor në Fushë Kosovë ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Sot nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Komunikata e plotë: Mbajtje e paautorizuar e armës dhe dhunë…

Lajme

13/05/2025 16:16

Policia ka njoftuar se më 11 maj një grua në stacionin policor në Fushë Kosovë ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.

Sot nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Mbajtje e paautorizuar e armës dhe dhunë në familje

Më datë 11.05.2025, rreth orës 23:00, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare kosovare, e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, më 13.05.2025 është konfiskuar nga i dyshuari një armë zjarri (pistoletë) me 47 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.