Gruaja incizohej fshehurazi nga i dashuri, më pas videot ia shpërndau në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka shpërndarë në rrjete sociale incizime të pa autorizuara. Sipas policisë rasti ka ndodhu në Leposaviq më 16 nëntor. “Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar…

Lajme

18/11/2024 10:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka shpërndarë në rrjete sociale incizime të pa autorizuara.

Sipas policisë rasti ka ndodhu në Leposaviq më 16 nëntor.

“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.