Gruaja i mbushi 107 vjet – tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Një grua e cila festoi 107 vjetorin e lindjes të Mërkurën, e ndau sekretin e një jete të gjatë: “rrini beqar”.

Fun

01/08/2019 23:43

Louise Jean Signore, e cila jeton në Bronx të Nju Jorkut, mban një diet të shëndetshme dhe ushtron rregullisht. Por, ajo beson që arsyeja kryesore se pse ka shijuar më shumë se një shekull është për shkak se nuk u martua kurrë.

“Mendoj se sekreti i 107 vjetorit është: Nuk u martova kurrë. Motra ime thotë ‘Uroj që të mos isha martuar kurrë’, raporton “9Gag”.

Ajo zbuloi edhe këshilla tjera:

“Ushqimi Italian. Ushqimi Italian është i mirë për ju. Jam rritur me ushqim të mirë. Pa pije të gazuar, pa ëmbëlsira”,

Mirëpo, edhe pse ka jetuar gjithë këto vite ajo ka disa probleme shëndetësore, por fuqia e saj është inspiruese./Lajmi.net/