Gruaja më e shëndoshë në botë, pasi hoqi 254 kilogram kërkon të dashur

Gruaja më e shëndoshë në botë, e cila kishte mbetur në krevat për pesë vite nga trashësia, tani po kërkon dashuri pasi humbi 254 kilogram. Këtë ajo po e bën në faqen e beqarëve Tinder.

Lifestyle

12/01/2017 19:46

Catrina Raiford, është e njohur si gruaja më e trashë në Botë, pasi që vite më parë peshonte 444.5 kilogram.

E lidhur për krevati për pesë vite, ajo krijonte lidhje të imagjinuara, duke përdorur foto të grave më të dobëta për t’i tërhequr meshkujt në internet.

Por, tani 40 vjeçarja, është duke shikuar për dashuri të vërtetë në faqen Tinder pasi që ka humbur më shumë se gjysmën e peshës duke u marrë me palestër,

Por, prapë se prapë ajo mbetet ende e shëndoshë edhe pse ka hequr më shumë se 254 kilogram nga pesha e saj dhe edhe tani pëshon afër 180 kilogram.

Ajo është e kënaqur me progresin e saj dhe pret që të humbet edhe më shumë peshë, derisa pritet që të heq edhe lëkurën e saj e cila është më e rrudhur për shkak të trashësisë së madhe.