Gruaja e Robert Lewandowskit thotë se nuk e di nëse burri i saj do të transferohet në Barcelonë

Pas zërave të shtuar për një kalim të mundshëm të Robert Lewandowskit në Barcelonë, brenda kësaj vorbulle reagimesh është futur edhe gruaja e polakut.

Sport

13/07/2022 17:45

Në një pyetje që iu bë në InstaStory se a do të kalojë sulmuesi në “Camp Nou”, gruaja e tij u përgjigj shkurtazi se nuk e di.

“Do doja ta dija edhe unë gjithashtu”, u përgjigj ajo, transmeton lajmi.net.

E gjithë kjo zhagitje e procesit po ndodh pasi nuk po gjendet dakordimi në mes të palëve për kalimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Vetë Lewa është dakord që kjo lëvizje të ndodhë, por po i duhet të presë edhe dritën jeshile nga Bayerni. /Lajmi.net/