Gruaja e ish-presidentit Rugova e thotë hapur se askush s’u interesua për restaurimin e rezidencës Rugova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan sot Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese. Aty, ata u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan sot Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese.
Aty, ata u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani.
Me këtë rast Kurti ka falënderuar zonjën Rugova për bashkëpunim dhe qëndresë derisa tha se Qeveria është interesuar që gjithçka të dalë sa më bukur dhe objekti të jetë sa më reprezantivi për vizitorët.
Me këtë rast gjatë bisedës dëgjohet duke folur edhe bashkëshortja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Fana Rugova.
Ajo madje u shpreh edhe e “zhgënjyer” se si askush nuk kishte intervenuar për të rregulluar këtë rezidencë.
“Ka shku një kohë e gjatë pa bërë kurrfarë investimi këtu. Shtëpia don shumë punë e këtu ka kohë të gjatë që s’është investu kurgjo”,tha ajo.
Pastaj zonja Rugova falënderoi Qeverinë.
“E juve kryeministër ju falënderojmë shumë që dashtë kontributin tuaj për të rregullu këtu. Sidomos ministrin e Kulturës, e falënderojmë sepse ka bërë punë të madhe e është interesu”,theksoi ajo.
Nuk dihet nëse gjatë qeverisjes së LDK-së në Kosovë dikush prej tyre ishin interesuar që të bëhej restaurimi i rezidencës Rugova./Lajmi.net/