Gruaja e Fillon nën hetim formal pas skandalit për punë të rreme

Penelope Fillon, gruaja e kandidatit për president të Francës, Francois Fillon është vënë nën hetim formal nga gjykata franceze.

Bota

28/03/2017 23:03

Ajo është duke u akuzuar për përfitmin e milionave eurove, për punën që kurrë nuk e kishte kryer, transmeton lajmi.net

Penelope Fillon po ballafqohet me tri akuza të ndryshme, kurse sot është paraqitur para gjyqtarëve ku i ka mohuar akuzat se ka përfituar para në mënyrë të jashtligjshme.

Ky skandal i ka kushtuar edhe kandidatit Fillon, i cili ka rënë dukshëm në sondazhet për president të Francës.

Përderisa në fillim ai kryesonte lsitën e kandidatëve si fitues, tani sondazhet tregojnë se nuk do të mund të futet as në raundin e dytë. /Lajmi.net/