Gruaja e Di Marias gëzon tifozët e Manchesterit
Gruaja e Di Marias ka hedhur poshtë fjalët e Paul Scholes i cili ka thënë se argjentinasi nuk është i lumtur te Manchesterit, duke pohuar se ai është duke kaluar momente shumë të mira në Old Trafford.
Sport
Paul Scholes ka thënë se Di Maria nuk është i lumtur te Manchester United, mirëpo këto fjalë mohohen nga vet gruaja e lojtarit, e cila thotë se argjentinasi është shumë i lumtur në Old Trafford.
“Ju jeni të lirë të mendoni çfarë të dëshironi, por në fakt, Di Maria është shumë i lumtur që është pjesë e Manchesterit…Natën e mirë”, ishin fjalët e shkruara në Instagram, nga gruaja e Di Marias, Jorgelina Cardoso.
Përndryshe, Di Maria u transferua te Manchesteri nga skuadra e Real Madridit, gjatë kësaj vere për një shumë prej 75.5 milionë euro.