Gruaja dyshohet se u sulmua nga bashkëshorti dhe u kanos nga vjehrra në Klinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Klinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra. Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 09:30. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit. “Dyshohet se viktima f/k ishte sulmuar…

Lajme

16/08/2026 09:02

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Klinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra.

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 09:30.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

“Dyshohet se viktima f/k ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k dhe ishte kanosur nga vjehrra e saj e dyshuara f/k”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se bashkëshorti i viktimës kishte udhëtuar jashtë shtetit, ndërsa e dyshuara tjetër është shoqëruar në stacion policor.

“E dyshuara f/k është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti po hetohet si “Lëndim i lehtë trupor – Dhunë në familje – Kanosje”. /Lajmi.net/