Gruaja arrestohet pasi gënjeu që ka sëmundjen e kancerit vetëm për të fituar para

Një grua e akuzuar për kancer të rrejshëm tani është në burg pasi që ka mbledhur 10 mijë dollarë nga personat mirëbërës.

Fun

09/11/2019 13:44

Jessica Smith, 32 vjeçare, ka pretenduar se është diagnostifikuar nga një sëmundje e rrallë e kancerit përmes Facebook dhe duke thënë që ka nevojë për para në mënyrë që të i blejë ilaçet dhe medikamentet për shërim.

Historia u bë e ditur kur një shoqe e Smith e ka mbushur një raport policor ku ka treguar se Smith është vetëm duke gënjyer që ka kancer, duke bërë kështu që policia të i filloj hulumtimet, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Pas një muaji, burri i Smith e ka bërë të ditur të njëjtën gjë. Burri informoi policinë se gruaja e tij nuk ka kancer.

Burri i saj po ashtu deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke u bërë si një infermiere ku i thotë punëdhënësit të saj se i duhet kohë për pushim derisa të shërohet nga kanceri.

Ajo tashmë është arrestuar të Hënën e kaluar dhe tani është duke u përballur me akuza si vjedhje, mashtrim vjedhje të pronave. /Lajmi.net/