Gruaja alarmohet nga merimanga gjigande, ekspertët: Ishte lodër
Një nënë ngeli e turpëruar kur thërriti inspektorët për kapjen e një merimange të madhe në banesë, kur u zbulua se bëhej fjalë për një lodër
Fun
Gruaja e paidentifikuar ishte tmerruar kur pa këmbët merimangës që dilnin poshtë dollapit.
Gruaja njoftoi ekspertët, të cilët nxituan drejt shtëpisë së saj në Alresford, Hampshire . “Gruaja na njoftoi në telefon se në shtëpinë e saj ndodhej një merimangë e madhe, sa madhësia e dorës.
Ajo nuk e kishte prekur, por priste ardhjen e ekspertëve që ta kapnin. Morëm masat për kapjen e insektit dhe zbuluam se bëhej fjalë për një lodër”, tha një nga ekspertët.