Gripshi! Ballkani kalon në epërsi ndaj Zalgiris

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Zalgiris, falë një goli fantastik të Nazmi Gripshit në minutën e 14.

Sport

05/07/2022 20:21

Suharekasit janë shumë herë më dominues në këtë ndeshje dhe për rrjedhojë po e dëshmojnë këtë dominancë edhe në rezultat.

Gripshi shënoi një gol të bukur nga jashtë zone, duke e lënë pa gjasa portierin, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Ilir Dajës vazhdon ta dominojë ndeshjen. /Lajmi.net/